Sulm pranë një xhamie në Londër, 1 i vdekur e 10 të plagosur

2017-06-19 10:28:35 CRI Komenti juaj Printoni

Një makinë goditi këmbësorët në një rrugë në veri të Londrës pranë një xhamie, duke shkaktuar 1 të vdekur e 10 të plagosur, tha policia të hënën ndërsa ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas njoftimeve, një furgon u përplas me një grup njerëzish në zonën e parkut Finsbury në veri të Londrës.

"Ka disa viktima dhe po punohet në vendngjarje. Një person është arrestuar", tha fillimisht policia në një deklaratë.

Njoftimet e para nga vendngjarja theksuan se në vendin e incidentit janë dërguar disa ambulanca. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore