Forumi i Ngushticës, Pekini vendosur për thellimin e shkëmbimeve midis dy brigjeve

2017-06-19 10:15:05 CRI Komenti juaj Printoni

Pavarësisht sfidave të reja, marrëdhëniet midis pjesës kontinentale të Kinës dhe Tajvanit ndodhen në një pikënisje të re, theksoi të dielën Yu Zhengsheng, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Konferencës Konsultative Politike.

Ai i bëri deklaratat në ceremoninë e hapjes së Forumit të 9-të të Ngushticës që u zhvillua të dielën në Xiamen të Kinës Jugore.

Yu theksoi gjithashtu se Pekini synon të nxitë shkëmbimet dhe bashkëpunimin vendor, thellojë zhvillim dhe integrim ekonomik e shoqëror. "Janë krijuar mbi 20 politika të reja për të lehtësuar studimet dhe punën e miqve tajvanezë në Kinën kontinentale," tha ai.

Popujt në Kinën Kontinentale dhe në Tajvan duhet që t'i qëndrojnë me vendosmëri politikës së "Një Kine", theksoi Yu.

Kryetarja e Partisë Kuomintang, Hung Hsiu-chu, që gjithashtu mori pjesë në forum, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim midis të dy palëve.

Këtë vit shënohet përvjetori i 30-të i së komunikimit midis popujve në të dy anët e ngushticës, duke hequr pengesa e mbetura që nga lufta civile. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore