Dy diplomatë pakistanezë të humbur në Afganistan

2017-06-19 10:13:24 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Pakistanit bëri të ditur të dielën se dy diplomatë pakistanezë në Afganistan kanë humbur gjatë kthimit në vendin e tyre në rrugë tokësore të premten.

Zëdhënësi i kësaj ministrie tha në një deklaratë se, pas kësaj ngjarjeje, pala pakistaneze ka pasur komunikim të menjëhershëm me palën afgane, duke i kërkuar të garantojë sigurinë e diplomatëve. Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria afgane ka ngritur një grup të pavarur hetimi për ngjarjen.

Ambasadori i Afganistanit në Pakistan Omar Zakhilwal e konfirmoi humbjen e dy diplomatëve, duke thënë se autoritetet përkatëse afgane po punojnë për gjetjen e tyre.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore