Ambasadorja Jiang Yu takohet me kryetarin e BiznesAlbania, Luan Bregasi

2017-06-16 19:11:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Tiranë, zonja Jiang Yu u takua të mërkurën me kryetarin e Shoqatës BiznesAlbania, Luan Bregasi, me të cilin shkëmbeu mendime rreth bashkëpunimit tregtar dhe komunikimit të kompanive të të dy vendeve. Në takim ishte i pranishëm dhe këshilltari tregtar i ambasadës Lian Gang.

Ambasadorja Jiang u shpreh se, vitet e fundit Kina dhe Shqipëria kanë arritur suksese në bashkëpunimin tregtar. Në fushën tregtare, Kina është një ndër 3 partneret më të mëdha të Shqipërisë, me një vëllim shkëmbimesh 10% më të lartë. Në fushën e investimeve, vetëm vitin e kaluar kompanitë kineze kanë investuar më shumë se 600 milionë dollarë në Shqipëri. Tani Kina është bërë burimi kryesor i investimeve në Shqipëri. Në fushën e bashkëpunimit midis kompanive, më shumë kompani shqiptare janë prezente në tregun e Kinës, nëpërmjet panairit të import-eksportit të mallrave të Kinës, panairit të tregtisë dhe të investimeve të Kinës-Europës Qendrore dhe Lindore, etj.

Ambasadorja Jiang theksoi se marrëdhëniet tregtare tregojnë suksesin e nismës "Një Brez, Një Rrugë" dhe të "Bashkëpunimit 16+1", si dhe thellimin e besimit të ndërsjellë politik e bashkëpunimit miqësor dypalësh. Ajo u shpreh se Ambasada e Kinës dëshiron të mbajë kontakte të afërta me Shoqatën BiznesAlbania, për të krijuar një urë komunikimi midis dy vendeve, si dhe për të ngritur nivelin e bashkëpunimit tregtar.

Kryetari i "BiznesAlbania, Luan Bregasi tha se Kina është partneri i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë dhe kjo Shoqatë bashkë me kompanitë anëtare të saj vlerësojnë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën. "BiznesAlbania dëshiron të nxitë më shumë projekte bashkëpunimi midis kompanive të të dy vendeve", tha Bregasi. Ai shtoi se shpreson që bashkë me Ambasadën e Kinës të nxitin bashkëpunimin mes kompanive të të dy vendeve në fushët e investimeve, të teknologjisë etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore