Kinë-EQL, më shumë bashkëpunim në turizëm

2017-06-14 09:39:22 CRI Komenti juaj Printoni

Në panairin e turizmit Kinë-Europë Qendrore e Lindore (EQL) të zhvilluar në Ningbo të Kinës Lindore, Kina dhe vendet e EQL-së nënshkruan rreth 26 projekte bashkëpunimi prej afro 80 miliardë juanësh.

Të dhënat statistikore tregojnë që në 4 muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve nga provinca Zhejiang e Kinës Lindore shënoi rritje me 15.2% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Vitet e fundit, qyteti Ningbo dhe provinca Zhejiang kanë bërë përpjekje aktive për të zgjeruar tregun turistik në vendet e EQL-së, duke shfrytëzuar linjat e drejtpërdrejta ajrore dhe programin e investimeve ' jashtë vendit'. Numri i turistëve mes provincës Zhejiang dhe vendeve të EQL-së ka shënuar rritje vit pas viti.

Zv/kryetari i Zhejiang-ut, Liang Liming tha se kjo provincë i kushton rëndësi bashkëpunit turistik me vendet e EQL-së dhe nxit kompanitë ajrore të hapin linjat direkte nga qyteti Ningbo për në Pragë dhe Budapest.

Ndër marrëveshjet e bashkëpunimit turistik të nënshkruara në Panairin e Ningbosë është dhe një park argëtimi me temë përrallat daneze dhe qyteza kulturore turistike. Krahas këtyre, provinca Zhejiang ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe me disa ndërmarrje turistike të EQL-së .(Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore