Studiuesit kinezë vizitojnë fermat amerikanë për të nxitur bashkëpunimin bujqësor

2017-06-12 19:33:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspertë të njohur nga Kina po vizitojnë hambarin e bujqësisë së Shteteve të Bashkuara. Turneu në shtetin e Iowa –s i shërben nxitjes së bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis të dy vendeve.

Larg sallave të mëdha të mbledhjeve dhe konferencave, dhjetë studiues kinezë po vizitojnë fushat e mbjella me misër të fermës Kimberly në perëndim të shtetit të Iowa-s.

Qëllimi i tyre është të takojnë njerëzit e thjeshtë që për përbëjnë shtyllën kurrizore të tregtisë Kinë - ShBA, sidomos ata të sektorit të bujqësisë.

Wei Jianguo është zv./presidenti i Qendrës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Ekonomike e Tregtare dhe ish-ministër i Tregtisë i Kinës. Ai thotë se takimet nëpër shtëpitë e amerikanëve janë shumë më frytdhënëse.

"Më parë kemi pasur vetëm takime institucionale nëpër zyra ose salla konferencash, po kjo nuk na ndihmon për të zgjidhur problemet e përditshme. Ndaj besoj me vizitën tonë në këtë fermë, kemi gjetur mënyra më efikase për të adresuar një sërë çështjesh."

Ferma Kimberly ndodhet rreth 50 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Iowa-s, De Moen (Des Moines). Këtë fermë e ka vizituar edhe Xi Jinping-u në vitin 2012 që në atë kohë ishte zv./presidenti i Kinës.

Ferma e mirënjohur ka shërbyer si një shembull për bujqësinë e Iowa-s për vizitorët nga të gjitha anët e botës.

Mbërritja e vizitorëve nga Kina, i ka dhënë mundësinë pronarit të saj, Grant Kimberly, për t'a njohur më mirë Kinën.

"Edhe unë dëshiroj të bëj disa pyetje, për shembull dua të di marrëdhënien e të rinjve me bujqësinë. E di që një stil jetese i vështirë për ta, por besoj ka disa mënyra për t'i tërhequr të rinjtë në bujqësi. Dua të di nëse për këtë ka ndonjë program të posaçëm në Kinë."

Përveç vizitave nëpër ferma, ekspertët kinezë dhe homologët e tyre amerikanë do të marrin pjesë në forumin që do të organizohet nga Fondacioni Ushqimi i Botës. Në temat e diskutimit përfshihet marrëdhëniet Kinë – ShBA, tregtia dypalëshe dhe shkëmbimet. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore