Mali i Zi konfirmon akuzat ndaj udhëheqësve të opozitës për grusht shteti

2017-06-09 14:17:15 CRI Komenti juaj Printoni
Një gjykatë malazeze konfirmoi akuzat e ngritura ndaj dy udhëheqësve të opozitës në lidhje me një përpjekje për grusht shteti në muajin tetor.

Gjykata e Lartë e Podgoricës identifikoi vetëm nëpërmjet inicialeve aktakuzat ndaj Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç.

Të dy udhëheqësit e partisë proruse Fronti Demokratik, luftuan për të ndalur pranimin e Malit të Zi në NATO dhe premtuan se do të mbajnë një referendum kundër saj.

Ata akuzohen për komplot për të përmbysur qeverinë malazeze me një grusht shteti gjatë zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit.

Në lidhje me komplotin janë akuzuar gjithashtu dy diplomatë rusë, nëntë shtetas serbë dhe 12 persona të tjerë. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore