Greqi, ish-kryeministri Papademos plagoset nga shpërthimi i bombës

2017-05-26 10:07:53 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ish-kryeministri grek Lukas Papademos u plagos lehtë si pasojë e shpërthimit të një bombe të fshehur në një zarf postar e të vendosur në automjetin e tij. Sipas agjencisë greke të lajmeve AMNA, nga shpërthimi i bombës është plagosur edhe shoferi e ndihmësi i tij. Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras dhe shumë politikanë e dënuan sulmin.

Deri tani asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për ngjarjen. Vitet e fundit, Greqia është përfshirë shpesh nga sulme të ngjashme, të marra përsipër nga organizata terroriste greke " Konspiracioni i qelizave të zjarrit." Kjo organizatë pretendoi dërgimin e një bombe nëpërmjet postës në Ministrinë e Financave të Gjermanisë në mars të këtij viti.

Agjencia AMNA njoftoi gjithashtu se policia ka ngritur nivelin e vigjilencës për të parandaluar dërgimin e bombave tilla postare. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore