Guterres, thirrje për mbrojtjen e punonjësve dhe infrastrukturës shëndetësore

2017-05-26 10:00:33 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres denoncoi të enjten sulmet e vazhdueshme ndaj misioneve të ndihmave humanitare dhe mjekësore në zonat e konflikteve të armatosura, e veçanërisht në Siri. Ai u bëri thirrje palëve të marrin masa për të shtuar mbrojtjen e punonjësve mjekësorë në zonat e konflikteve.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një mbledhje të hapur për mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës shëndetësore gjatë konflikteve të armatosura. Sekretari Guterres theksoi se konfliktet dhe dhuna në mbarë botën kanë detyruar mbi 65 milionë veta të largohen nga shtëpitë, ku dy të tretat e tyre nuk kanë strehim të duhur.

Ai shtoi se në vitin 2016, sipas statistikave, në së paku 20 vende të përfshira në konflikt, u sulmuan objektet dhe punonjësit e shëndetësisë.

Guterresi bëri thirrje për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, parandalimin e shpërnguljes së njerëzve dhe gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për problemin e refugjatëve.

Ai nënvizoi gjithashtu se parandalimi dhe përfundimi i konflikteve mbetet fokusi i punës së tij. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore