Autoritetet e Kinës mirëpresin pjesëmarrjen e kompanive nga Tajvani në nismën Brezi dhe Rruga

2017-05-26 09:51:28 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e Kinës thanë se i mirëpresin bizneset e Tajvanit për të ndarë mundësitë e zhvillimit që sjell nisma "Një brez, një rrugë", pavarësisht refuzimit të Partisë Përparimtare Demokratike për të mos njohur 'Konsensusin e vitit 1992'.

Zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit, An Fengshan:

"Autoritetet e Partisë Përparimtare Demokratike refuzuan të njohin 'Konsensusin e vitit 1992', duke prishur kontaktet normale, komunikimin dhe negociatat e vazhdueshme midis të dy brigjeve. Institucionalizimi i bashkëpunimit ekonomik gjithashtu u pezullua në dëm të interesave të drejtpërdrejta të biznesit. Kjo ka shkatërruar mundësitë e zhvillimit të shumë ndërmarrjeve nga Tajvani. Nuk ishte ajo që dëshironim. Ne kemi përsëritur herë pas here se i mirëpresim bizneset nga Tajvani për të marrë pjesë në ndërtimin e Brezit dhe Rrugës."

Nisma Brezi dhe Rruga, e propozuar nga pjesa kontinentale e Kinës, synon ndërtimin e një rrjeti tregtar dhe infrastrukture që lidh Azinë, Afrikën, Europën e më gjerë.

Zëdhënësi An Fengshan tha se autoritetet e pjesës kontinentale i nxitin kompanitë e Tajvanit që të shfrytëzojnë trenat e mallrave midis Kinës dhe Europës për të zgjeruar lidhjet e tyre midis Azisë dhe Europës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore