Kinezi Ke Jie humb ndaj AlphaGo

2017-05-25 20:37:24 xinhua Komenti juaj Printoni

Lojtari më i mirë i Go-së në botë, kinezi Ke Jie, pranoi të enjten humbjen gjatë mesit të lojës në raundin e tij të dytë kundër programit kompjuterik të inteligjencës artificiale AlphaGo .

19 vjeçari Ke Jie humbi kundër programit AlphaGo, që është një sistem i inteligjencës artificiale i Google-t, i aftë të luajë Go kundër një njeriu.

"Kisha shumë emocione sepse mendova se pata një shans për të fituar," tha Ke. "Dhe, për shkak të këtij intensiteti bëra disa lëvizje të pamenduara. Mendoj se kjo është ajo që ne quajmë dobësi njerëzore."

Sipas Demis Hassabis, themeluesit të "DeepMind Technology", kjo garë ishte e mrekullueshme dhe komplekse.

Raundi i tretë dhe i fundit i ndjeshjes së Ke Jie kundër AlphaGo do të mbahet të shtunën në Wuzhen të Kinës.

Vitin e kaluar, "Alpha Go" bëri një ndeshje historike me mjeshtrin e madh të gosë, Lee Sedol nga Koreja e Jugut, duke triumfuar me rezultatin 4-1. Go, që në gjuhën kineze quhet weiqi, është një lojë shpikur në Kinën e lashtë dhe vlerësohet se është loja në tabelë me katrorë më e vjetër në botë. Prej kohësh kjo lojë është bërë subjekt i kërkimeve lidhur me inteligjencën artificiale. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore