Raporti kinez thekson dobinë e tregtisë Kinë-SHBA

2017-05-25 19:52:43 xinhua Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze ritheksuan se bashkëpunimi mes Kinës dhe SHBA-së është e vetmja rrugë e drejtë.

Këtë e tha zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Tregtisë Sun Jiwen pas publikimit të një raporti të ri mbi marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike Kinë-SHBA.

Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Tregtisë Sun Jiwen tha se raporti thekson natyrën pozitive të tregtisë Kinë-SHBA.

"Raporti ofron të dhëna dhe shembuj në nënvizimin e natyrës reciprokisht të dobishme të tregtisë Kinë-SHBA dhe se globalizimi shërben si bazë për thellimin e këtyre lidhjeve. Bashkëpunimi tregtar Kinë-SHBA është një produkt i specializimit industrial ndërkombëtar dhe shpërndarjes optimale të burimeve."

Në raport thuhet se Kina është bërë tregu më madh eksportues dhe se tregtia Kinë-SHBA zuri mbi 14% të vëllimit të përgjithshëm tregtar të Kinës.

Në vitin 2016, investimet kineze në SHBA u dyfishuan në krahasim me vitin 2015. Aktualisht, SHBA-ja mban vendin e pestë për investimet e huaja në Kinë.

Ndërkohë që marrëdhëniet tregtare janë në rritje ka pasur dhe dallime mes dy palëve në disa industri.

Eksportet e çelikut nga Kina në SHBA kanë qenë një burim mosmarrëveshjesh, pas zbatimit nga autoritetet amerikane të një sërë masash anti-dumping për prodhimet kineze të hekurit dhe çelikut.

Megjithatë, raporti thekson se përqindja e eksportit të çelikut në SHBA është relativisht e ulët në krahasim me vëllimin e përgjithshëm të importit të çelikut. Në vitin 2016, vëllimi dhe sasia e eksporteve kineze të çelikut në SHBA arritën respektivisht në 1.18 milionë tonë dhe 1.7 miliardë dollarë, duke shënuar një rënie nga viti në vit me 51.5% dhe 40.1%. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore