Veprimet masive kundër sëmundjeve kronike

2017-05-25 19:10:34 CRI Komenti juaj Printoni

Sot në Kinë numri i pacientëve kinezë që vuajnë nga hipertensioni ka arritur në 200 milionë dhe i atyre që vuajnë nga diabeti ka arritur në 100 milionë. Për t'u përballur me këtë situatë serioze, qeveria do të marrë masa masive për ndërgjegjësimin e popullatës përmes publikimeve mbi stilin e shëndetshëm të jetesës, për të ndryshuar shprehitë që rrezikojnë shëndetin e banorëve.

Në një konferencë shtypi të organizuar të enjten në Pekin, zv.drejtori i Qendrës së Parandalimit dhe të Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës, Liang Xiaofeng u shpreh se sëmundjet kronike janë bërë faktori kryesor që kërcënojnë shëndetin e banorëve.

"Përqindja e prekshmërisë nga hipertensioni është afro 25%, kurse e diabetit gati 10%. Këto dy shifra tregojnë një gjendje serioze dhe numri i pacientëve rritet dita-ditës", tha z. Liang.

Sëmundjet kronike janë sëmundje që kanë lidhje të ngushtë me stilin e jetesës së njerëzve. Zakonet e pashëndetshme si përdorimi i tepërt i kripës, sheqerit dhe yndyrës janë faktorët kryesorë.

Lidhur me këtë, z. Liang Xiaofeng tha: "Sipas propozimit të OBSH-së, sasia ditore e përdorimit të kripës për frymë nuk duhet të kalojë 5 gramë. Kurse, kjo shifër në Kinë arrin në 10.5 gramë. Pra, është e vështirë të përgjysmohet përdorimi ditor i kripës një kohë të shkurtër".

Përveç këtyre, sasia e përdorimit ditor të vajit për frymë është 42.1 gramë në Kinë, shifër kjo më lartë se normalja 25-30 gramë.

Lidhur me këtë situatë, pesë sektorë qeveritarë kinezë publikuan ditët e fundit "Projektin e Drejtimit të Stilit të Jetesës së Banorëve 2017-2020". Dokumenti do të shërbejë si një busull për marrjen e masave konkrete në pakësimin e përdorimit të sheqerit, të kripës, të vajit, të duhanit, të pijeve alkoolike dhe nxitjen e stërvitjes fizike, të kujdesjes së shëndetit psikik etj. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore