Stoltenberg: NATO-ja do t'i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër IS-it

2017-05-25 18:47:54 xinhua Komenti juaj Printoni

NATO-ja do t'i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, njoftoi të enjten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg disa orë nga samiti, ku do të marrë pjesë për herë të parë presidenti amerikan, Donald Trump.

Duke folur për gazetarët para takimit, Stoltenberg bëri të ditur dy pika kryesore të agjendës: rritjen e rolit të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe ndarjen e drejtë të barrave mes 28 vendeve anëtare.

"Sot do të vendosim të zgjerojmë mbështetjen tonë për koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik," njoftoi Stoltenberg.

"Kjo do të dërgojë një mesazh të fortë politik të angazhimit të NATO-s në luftën kundër terrorizmit. Por kjo nuk nënkupton se NATO-ja do të angazhohet në operacionet luftarake," shtoi ai.

Për ndarjen e drejtë të barrave, Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s do të marrin hapa për të ruajtur vrullin dhe për të përmbushur angazhimin e investimit 2 për qind

të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2024.

Udhëheqësit e NATO-s nga 28 vendet aleate, përfshi presidentin amerikan Donald Trump, do të janë të pranishëm në Bruksel për një takim të rëndësishëm në selinë e re të NATO-s. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore