Sot hapet Samiti i NATO-s, fokusi te lufta kundër terrorizmit

2017-05-25 10:26:17 CRI Komenti juaj Printoni

Samiti i NATO-s që mbahet sot në Bruksel (25 maj), do të fokusohet te lufta kundër terrorizmit dhe ndarja e përgjegjësisë së shpenzimeve midis vendeve anëtare.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se samiti do të jetë i shkurtër, por me një rëndësi të madhe pasi "ai do të tregojë bashkimin e të 28 vendeve anëtare".

Stoltenberg-u dënoi gjithashtu sulmin e fundit terrorist në Manchester të Anglisë. Ai theksoi se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të kundërshtojnë terrorizmin e çdo forme. Goditja e terrorizmit është një sfidë e ndërlikuar dhe duhet një reagim i koordinuar nga agjencitë ligjzbatuese, ato të zbulimit dhe ushtarake, tha ai.

Në lidhje me ndarjen e shpenzimeve për aleancën, një nga temat më të nxehta të samitit, Stoltenberg-u u bëri thirrje vendeve anëtare të respektojnë masën e përcaktuar, të forcojnë potencialin ushtarak dhe të shtojnë kontributin në operacionet e NATO-s. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore