Kina dhe Gjermania ritheksojnë mbështetjen për globalizmin

2017-05-25 10:46:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Gjermania do të vazhdojnë të mbështesin globalizimin ekonomik, tregtinë e lirë e investimet pavarësisht gjendjes së paqëndrueshme politike dhe ekonomike.

Ky zotim erdhi gjatë takimit të kryeministri kinez Li Keqiang të mërkurën me zv./kancelarin gjerman dhe ministrin e Jashtëm Sigmar Gabriel.

Kryediplomati gjerman qëndroi në Pekin për të marrë pjesë në takimit e parë të Mekanizmit të Shkëmbimeve Midis Popujve.

Gjatë takimit, kryeministri Li tha se shpreson që kjo vizitë do të shtojë besimin politik dhe thellojë potencialin e bashkëpunimit.

Zoti Gabriel nënvizoi se marrëdhëniet gjermano-kineze janë të ngushta dhe të qëndrueshme. Ai tha në takim se viti 2017 është i rëndësishëm për zhvillim e marrëdhënieve dypalëshe për shkak të vizitave dhe shkëmbimeve të shpeshta të nivelit të lartë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore