Të paktën 20 të vdekur pas mbytjes së anijes me emigrantë në brigjet libiane

2017-05-24 20:45:32 xinhua Komenti juaj Printoni

Të paktën 20 veta humbën jetën pas mbytjes së një anijeje me emigrantë rreth 30 milje larg brigjeve libiane, bëri të ditur të mërkurën Roja Bregdetare Italiane.

Sipas agjencisë së lajmeve "Ansa", anija, që shkonte drejt Italisë, kishte rreth 500 veta në bord.

Anija u përmbys, duke bërë që rreth 200 prej atyre që ndodheshin në të të binin në ujë, thanë burimet.

Ka nisur një kërkim për ata që kanë përfunduar në det.

Punët e shpëtimit po bashkërendohen nga Roja Bregdetare në Romë, thanë mediat vendore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore