OBSh zgjedh drejtorin e parë të përgjithshëm nga Afrika

2017-05-24 10:10:08 CRI Komenti juaj Printoni

Tedros Adhanom Ghebreyesus nga Etiopia u zgjodh të martën drejtori i ri i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u bërë kështu i pari person nga Afrika në këtë post që prej krijimit të kësaj organizate.

Në fjalën e vet pas zgjedhjes, Adhanom tha se Agjenda e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 i ofron një mundësi Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vënë në qendër të punës së ardhshme çështjet e shëndetit publik global. Ai u angazhua për krijimin nga OBSh-ja të marrëdhënieve efektive të partneritetit dhe mekanizmave transparente dhe efikase, duke u fokusuar te shtresat dhe rajonet më në nevojë.

52-vjeçar Tedros Adhanom Ghebreyesus është një specialist i njohur i mjekësisë. Ai ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe ministër i Jashtëm i Etiopisë.

Mandati i drejtores së përgjithshme në detyrë Margaret Chan përfundon më 30 qershor dhe Ghebreyesus do ta marrë detyrën më 1 korrik. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore