Shtohet bilanci i viktimave pas shpërthimit në koncertin e Ariana Grande-s

2017-05-23 10:34:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ka shkuar në të paktën 22 numri i viktimave dhe në rreth 59 i të lënduarve si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së hënës në stadiumin "Manchester Arena", njoftuan mediat britanike.

Shpërthimi në stadium ndodhi gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande. Shkaqet e këtij shpërthimi nuk ndihen ende, ndërkohë që autoritetet po vazhdojnë me hetimet.

Pas ngjarjes, një video nisi të përhapej me shpejtësi në rrjetet sociale ku shihej panik dhe lotë. Policia vendase bëri thirrje që të qëndrohej larg vendit të ngjarjes, ndërkohë që është mbyllur dhe një stacion metroje shumë pranë stadiumit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore