Botohen në Hungari poezitë e poetit kinez Jidi Majia

2017-05-23 10:40:20 CRI Komenti juaj Printoni

Poezitë e zgjedhura të poetit të shquar kinez Jidi Majia u prezantuan në kryeqytetin hungarez gjatë një ceremonie organizuar nga "Klubi Hungarez i Penës" në Kështjellën Mbretërore.

Poeti kinez tha për publikun se ishte hera e parë që vizitonte Hungarinë dhe se ishte shumë i lumtur të dëgjonte "muzikën" e poezive të tij madje edhe në format hungareze.

Poeti hungarez Geza Szocs, i cili është njëkohësisht dhe presidenti i "Klubit Hungarez të Penës" lexoi gjithashtu disa nga veprat e tij që janë përkthyer edhe në kinezisht.

Pjesëmarrësit janë të mendimit se leximi dhe kuptimi i ndërsjellë i poezisë së kombit i ndihmon njerëzit të bashkohen, pavarësisht distancave të mëdha që ndajnë Hungarinë me Kinën.

Jidi Majia është një poet indigjen nga kombësia Nuosu që jeton në pjesën jugperëndimore të Kinës.

Puna e tij shpreh botën mitike dhe traditat kulturore të Nuosu, ndërkohë që prek dhe çështjet e konflikteve globale.

I lindur në vitin 1961 në Sichuan, Jidi Majia është vlerësuar me çmimet më të vyera letrare në Kinë. Ai është gjithashtu zv.president i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kinës dhe themeluesi i Festivalit të Poezive Liqeni Qinghai. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore