Varshavë, zhvillohet takimi i kryeparlamentarëve të vendeve të EQL-së

2017-05-19 10:16:35 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten u zhvillua në Varshavë takimi i kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL) , ku morën pjesë kryeparlamentarë nga mbi 20 vende të EQL-së.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Polonisë Marek Kuchcinski drejtoi diskutimet mbi dy temat e para të takimit: vlerat e veçanta të vendeve të EQL-së, përfshirë sovranitetin, pavarësinë, respektimin e traditës e historisë, si edhe sigurinë e rajonit. Në fjalimin e tij, Kuchcinski tha se takimi synon diskutimin për të ardhmen e BE-së, si edhe për rolin e parlamenteve në politikën ndërkombëtare, duke vënë në dukje se roli i parlamentit në vende të ndryshme nënvlerësohet. Ai theksoi gjithashtu se Polonia është mbrojtëse e vendosur e unitetit europian, duke shtuar se BE-ja ka nevojë të zgjerohet me anëtarë të rinj.

Kryetari i Senatit i Polonisë Stanisław Karczewski drejtoi temat mbi bashkëpunimin në ndërtimin e infrastrukturës dhe mbi rolin e parlamentit në politikën ndërkombëtare. Ai tha se nisma e Kinës "Një brez, një rrugë" dhe projektet e vendeve të EQL-së për infrastrukturën e transportit do të ishin në fokus të diskutimeve. "Zhvillimi i rajonit tonë do të lidhë projektet europiane me ato ndërkontinentale," theksoi Karczewski. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore