Lavrov: Trump-i nuk më dha asnjë informacion të klasifikuar

2017-05-19 10:04:36 CRI Komenti juaj Printoni

 

(Lavrov)

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i hodhi poshtë njoftimet e medias amerikane se presidenti Donald Trump, i kaloi atij informacione të klasifikuara, kur u takuan së fundi në Shtëpinë e Bardhë.

Lavrov tha se mësoi nga Trump-i se tani terroristët e Shtetit Islamik tani janë në gjendje të vendosin në laptopë eksplozivë të pakapshëm.

Njoftimi i Lavrovit u bë gjatë një vizite pune në Qipro. Këto janë gjithashtu reagimet e para të ministrit të Jashtëm rus pas takimit të tij me Trumpin.

Presidenti amerikanë është vënë nën akuzë për kalimin e informacionit të klasifikuar te zyrtarët rusë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore