Arrihet marrëveshja për zgjidhjen e krizës

2017-05-18 19:49:31 xinhua Komenti juaj Printoni

Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfundoi rreth orës 01:15 të së enjtes me arritjen e një marrëveshje mes palëve, baza e së cilës është "Paketa McAllister Plus". Kjo pakete, u ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, në përpjekje për të bindur opozitën të hyje ne zgjedhje.

E finalizuar pas takimit Rama-Basha në kryesine e Kuvendit, që zgjati mbi tre orë, detajet e marreveshjes pritet të zbardhen gjatë 24 orëve në vijim.

Pas takimit, ne daljen para gazetareve, kryetari i PD-se pohoi arritjen e marreveshjes: "kemi arritur nje marreveshje qe do te formalizohet brenda 24 oreve dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik", u shpreh shkurt Basha.

Te pyetur per daten e zgjedhjeve, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk dhane asnje pergjigje. "Jam 100% dakord me cfare tha z. Basha" u shpreh kryeministri. Nderkohe, kryetari i maxhorances dhe ai i opozites u pershendeten ne ikje me nje shtrengim duarsh. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore