Kina e përkrah Shqipërinë të forcojë shkëmbimet turistike

2017-05-18 10:26:10 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina i sugjeroi qeverisë shqiptare të forcojë zbulimin e tregut turistik kinez dhe të shfrytëzojë plotësisht platformat e bashkëpunimit të vendosur midis pesë provincave kineze dhe qyteteve shqiptare, duke nxitur bashkëpunimin praktik turistik mes dy vendeve.

Deklarata erdhi nga ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, gjatë takimit të mërkurën me kreun e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku.

Ambasadorja tha se bashkëpunimi në fushën e turizmit është i rëndësishëm dhe bëri thirrje që të dy palët të forcojnë nxitjen e bashkëpunimit dhe të zbatojnë Memorandumin e Mirëkuptimit.

Zonja Jiang shpreson që pala shqiptare do të shfrytëzojë burimet e saj të veçanta natyrore e kulturore, për të krijuar programe turistike që përputhen me frymën e miqësinë tradicionale dypalëshe.

Drejtori Ardit Çollaku nënvizoi se Shqipëria ka burime të pasura turistike bregdetare dhe tre trashëgimi kulturore botërore. Ai e konsideron Shqipërinë të rëndësishme për komunikimin mes Kinës dhe vende të tjera të Europës Qendrore e Lindore, pasi vendi është pjesë e kornizës së bashkëpunimit "16+1" dhe pjesëmarrës i nismës "Një brez, një rrugë".

Shqipëria dëshiron të punojë ngushtë me palën kineze për të forcuar bashkëpunimin në fushën turistike dhe dëshiron të zbulojë tregun turistik kinez së bashku me vendet e tjera të rajonit.

Ardit Çollaku shpresoi te ndihma e Kinës për përkthimin e materialeve turistike, shërbimeve dhe guidave.

Në vitin 2016, 122 milionë kinezë dolën jashtë vendit për turizëm duke e renditur Kinën të parën për numrin më të madh të turistëve. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore