Ambasadorja Jiang Yu, vizitë në kompaninë EuroAsia Footwear Sh.P. K

2017-05-17 10:46:12 CRI Komenti juaj Printoni
 

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu vizitoi të martën ndërmarrjen kineze EuroAsia Footwear Sh.P. K, ku u njoh nga afër me veprimtarinë e saj dhe bashkëpunimin trepalësh Kinë-Shqipëri-Evropë. Ajo shoqërohej në këtë vizitë nga atasheu politik i Ambasadës Bai Yunbin dhe ai ekonomik Lian Gang.

Ambasadorja Jiang dëgjoi me vëmendje prezantimin nga drejtuesi i kompanisë Sun Weijun dhe vizitoi repartet e zyrat, ku u interesua për prodhimin dhe punonjësit. Zonja Jiang tha se ambasada e Kinës është e gatshme t'u ofrojë mbështetje ndërmarrjeve kineze si dhe t'u japë bashkatdhetarëve në Shqipëri mbrojtjen e duhur konsullore.

Ambasadorja Jiang vlerësoi modelin e bashkëpunimit dhe planin e zhvillimit të kompanisë EuroAsia Footwear Sh.P.K dhe shprehu shpresën që pala kineze, shqiptare dhe evropiane të bashkëpunojnë me sinqeritet, të plotësojnë njera-tjetrën dhe të shfrytëzojnë plotësisht epërsitë e Shqipërisë, si kostoja e ulët e krahut të punës dhe në lehtësitë e tregtisë me BE-në, me synim zgjerimin e tregut evropian, krijimin e vendeve të punës, formimin e modelit të suksesshëm të bashkëpunimit trepalësh dhe përfitimet e përbashkëta. "Këto janë veprime konkrete për zbatimin e nismës 'Një Brez Një Rrugë'," shtoi ambasadorja Jiang.

Ambasadorja kineze në Tiranë i kujtoi stafit të kompanisë të respektojë traditat e zakonet vendëse, të funksionojë sipas ligjit, të garantojë prodhimin dhe të mbajë përgjegjësi shoqërore. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore