Kinë-BE zhvillohet raundi i 13-të i bisedimeve mbi investimet

2017-05-17 14:54:11 CRI Komenti juaj Printoni

Raundi i 13- të i bisedimeve të marrëveshjes së investimeve Kinë-BE u zhvillua për 5 ditë në Pekin. Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi të martën se të dyja palët do të shpejtojnë punën për nxitjen e bisedimeve dhe për rezultatin pozitiv të tyre. Ndonëse nuk është publikuar ndonjë deklaratë lidhur me përmbajtjen e bisedimeve, zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Tregtisë Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Tregtisë së Kinës, Bai Ming shprehet se pjesë e bisedimeve ishte dhe neni 15 i protokollit të anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë.

"Statusi i Kinës si vend i ekonomisë së tregut duhet të liberalizohet dhe të mos quhet vend zëvendësues. 15 vjet pas anëtarësimit të Kinës në OBT, Parlamenti Europian duke shkelur nenin 15-të të Protokollit të anëtarësimit të Kinës në OBT, e lidh këtë status me vendin zëvendësues, duke kryer një shkelje" tha Bai Ming.

Në nëntor të vitit 2013 nisën bisedimet mbi marrëveshjen e investimeve Kinë-BE, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të nivelit të lartë, ku të përfshihen investimet dhe rregullat e tregut, bazuar në marrëveshjen e mëparëshme të nënshkruar midis palës kineze dhe BE-së. Tani, Kina dhe BE-ja kanë shënuar progres në diskutimin e marrëveshjes dhe po hartojnë dokumentet përkatëse.

Sipas të dhënave, në vitin 2016, investimet e BE-së në Kinë arritën në 8.8 miliardë dollarë, duke u rritur 35.1% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Kina ka kryer investime të drejtpërdrejta jofinanciare prej 7.29 miliardë dollarë në BE, me një rritje rritur 1%. Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Tregtisë Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Tregtisë së Kinës, Bai Ming vuri në dukje se investimet Kinë-BE kanë dallime në fushën e investimeve të ndërsjella, por marrëveshja aktuale pritet ta zgjidhë këtë problem.

"Europa është partneri tregtar dhe i investimeve i Kinës, por investimet shpesh përballen me probleme. Për shembull, kompania kineze "Mulinsen" ka blerë kompaninë gjermane të prodhimit të llampave elektrike "Osram", por pas miratimit nga Ministria gjermane e Ekonomisë nuk u lëshua leja e ushtrimit të veprimtarisë për arësye të sigurisë në punë. Kompanitë investuese kineze në vendet e BE-së hasen me shumë pengesa burokratike tregtare, të cilat duhet të diskutohen mes palëve", tha Bai.

Bisedimet në kuadër të marrëveshjes së investimeve Kinë-BE janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e Kinës. Ministria e Tregtisë e Kinës shprehet se arritja e kësaj marrëveshjeje do të forcojë partneritetin strategjik dhe gjithëpërfshirës midis Kinës dhe BE-së, do të rritë nivelin e bashkëpunimit dypalësh në tregti, do të lehtësojë investimet e ndërsjella dhe do të sjellë energji të re për thellimin e reformës dhe të hapjes së Kinës. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore