Muaji prill, ekonomia kineze ruajti prirjen e përmirësimit të qëndrueshëm  

2017-05-16 14:33:32 CRI Komenti juaj Printoni


Fjalë kyçe: 态势--[ tài shì]---prirje

Të hënën zëdhënësi i Drejtorisë Kombëtare të Statistikave të Kinës, Xing Zhihong u shpreh në Pekin, se në prill të këtij viti ekonomia e Kinës ruajti prirjen e përmirësimit të qëndrueshëm, duke u shtuar faktorë pozitivë të zhvillimit të saj. Drejtoria Kombëtare e Statistikave të Kinës publikoi disa të dhëna ekonomike, sipas të cilave në muajin prill sektori industrial shënoi një rritje prej 6.5%, indeksi i prodhimit në sektorin e shërbimeve u rrit 8.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet në sektorin e pasurive të patundshme u rritën 9.3%, çmimi i konsumit u rrit 1.2%, ndërsa vlera e përgjithshme e import-eksportit u rrit 16.2%.

Ndërkohë, Xing Zhihong u shpreh se në prill ekonomia kineze ruajti prirjen e përmirësimit të qëndrueshëm, por duhet të theksojmë se klima ekonomike brenda dhe jashtë Kinës mbetet e komplikuar, mosmarrëveshjet në strukturë ende nuk janë zgjidhur, ndaj duhet t'i kushtohet vëmendje problemeve dhe situatave të reja. Lidhur me këtë ,Xing Zhihong bëri të ditur se:

"Në fazën e re të zhvillimit të ekonomisë, fforca e rritjes dhe stresi për rënien e saj kanë ekzistuar në të njejtën kohë, ndërsa disa mosmarrëveshje të mbledhura të strukturës ekzistojnë dhe kapaciteti i tepërt në disa sektorë është i dukshëm. Përveç kësaj duhet që rritja e investimeve publike duhet të forcohet më tepër", tha Xing.

Për shkak të pushimit në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve më 1 maj, shpejtësia e rritjes së indeksit të prillit përsoi rënie, por nuk ndikou në shpejtësinë e rritjes ekonomike të 4 mujorit të parë të vitit. Ndërkohë treguesit kryesorë të zhvillimit të ekonomisë, si marrëdhënia kërkesë-ofertë, por shënon përmirësim të vazhdueshëm. Zëdhënësi Xing Zhigang parashikon se në të ardhmen ekonomia e Kinës do të mbajë prirjen e përmirësimit të qëndrueshëm.

"Me reformën e strukturës në krahun e ofertës dhe nxitjen e strategjisë së zhvillimit të energjisë, janë shtuar vazhdimisht faktorët pozitivë të zhvillimit të ekonomisë . Gjatë këtyre vite, në zhvillimin e ekonomisë, marëdhënia kërkesë-ofertë, cilësia, parashikimi i tregut etj kanë ndryshuar pozitivisht, duke ndikuar në prirjen e përmirësimit të qëndrueshëm të ekonomisë kineze. " (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore