Xi: Forumi "Një brez, një rrugë", arritje pozitive

2017-05-15 19:54:59 xinhua Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se Forumi dyditor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" shënoi arritje pozitive. Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me gazetarët në përfundim të Forumit, të zhvilluar nga 14-15 maj në Pekin.

Kreu i Shtetit i Kinës nënvizoi se 68 vende dhe organizata ndërkombëtare nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", duke shtuar se janë kryer 270 marrëveshje të ndryshme.

Duke folur për mediet pas përfundimit të Forumit, të hënën, Xi Jinping paraqiti planet për një Forum të Dytë "Një brez, një rrugë", që do të mbahet në Kinë në vitin 2019. Ai theksoi se nisma do të jetë e hapur dhe gjithëpërfshirëse, me synim ruajtjen e një ekonomie botërore të hapur dhe promovimin e tregtisë së lirë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore