Kinë, rezerva e qelizave hemopoietike (AHST) i kalon mbi 2.3 milionët

2017-05-09 10:22:42 CRI Komenti juaj Printoni

8 maji shënon 70-vjetorin e themelimit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Zv./kryetarja e përhershme e Kryqit të Kuq të Kinës Xu Ke bëri të ditur se Kina ka një kapacitet rruajtjeje prej mbi 2.3 milionë të qelizave burimore hemopoietike (AHST), ku 6444 njësi janë dhurime, 254 prej të cilave nga dhurues të huaj.

Më 8 maj gjithashtu hyri në fuqi ligji i ri i Kryqit të Kuq të Kinës. Znj. Xu Ke u shpreh se Kryqi i Kuq i Kinës ka dhënë vitin e kaluar ndihma me vlerë prej mbi 23 milionë juanësh për përballimin e fatkeqësive.

"Punonjësit e Kryqit të Kuq dhe vullnetarët me njohuri profesionale, kanë formuar 21 ekipe shpëtimi në 7 drejtime kryesore, të cilët kanë dhënë ndihmë urgjente dhe humanitare për të plagosurit, të prekurit nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e mëdha. Ky grup profesionistësh ka marrë pjesë aktivisht në përballimin e fatkeqësive, duke dhënë ndihma për sistemimin e të prekurve dhe trajtimin psikologjik të familjeve të prekura. Vitin e kaluar, Kryqi i Kuq i Kinës ka bërë gjithsej 57 reagime urgjente, duke dhënë ndihma me vlerë prej mbi 23 milionë juanësh në 21 provinca të vendit," thotë Xu Ke, zv./kryetare e përhershme e Kryqit të Kuq të Kinës.

Krahas këtyre, Kryqi i Kuq i Kinës ka marrë pjesë aktivisht edhe në operacione ndërkombëtare, duke përfshirë rastin e tërmetit në Nepal dhe në Ekuador dhe përmbytjet në Sir Lanka ku ka dhuruar materiale ndihme dhe duke dërguar ekipe profesionale.

Ndërkohë, Kina ka ofruar ndihma humanitare për 23 vende dhe ka bërë stërvitje dhe trajnim për punonjësit e kryqit të kuq të 33 vendeve në zhvillim. Gjithashtu është vendosur bashkëpunim me komunitetin e Kryqit të Kuq të 10 vendeve të nismës "Një brez, një rrugë". (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore