Bachelet: Forumi për "Një brez, një rrugë", një mundësi e mirë për Kilin

2017-05-07 09:48:13 CRI Komenti juaj Printoni

Presidentja kiliane Michelle Bachelet ka vënë në dukje se Forumi për "Një brez, një rrugë" që do të zhvillohet në Pekin do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin e saj.

Bachelet thotë se Kili ka një numër fushash për të cilat dëshiron të diskutojë:

"Ne do të diskutojmë çështje me rëndësi jetike me pjesëmarrësit nga vende dhe rajone të ndryshme, do të përcaktojmë disa programe dhe çështje specifike dhe të marrim sugjerime të ndryshme. Jemi të interesuar për fusha të tilla si teknologjia, infrastruktura, shërbimet financiare dhe ndërlidhshmëria e ndërveprimi".

Bachelet gjithashtu vuri në dukje se Kili është një destinacion i parapëlqyer për investimet kineze në Amerikën Latine:

"Tani po nxitet krijimi i një mekanizmi financiar për qarkullimin e RMB-së dhe ne shpresojmë se mund të kemi disa përfitime. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, vëllimi i eksporteve kineze në vendet e Amerikës Latine është rritur me shpejtësi, por investimet nuk janë të mjaftueshme. Kështu që mendoj se bankat kineze në Kili do të rrisin pranueshmërinë e RMB-së kineze në Amerikën Latine, gjë që do të tërheqë më shumë investitorë kinezë dhe do të sjellë përfitime konkrete".

Forumi për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për "Një brez, një rrugë" planifikohet të hapet në Pekin më 14 maj. (Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore