Kinë, C919 kryen me sukses fluturimin e parë

2017-05-06 09:41:59 CRI Komenti juaj Printoni

Aeroplani i parë i udhëtarëve i prodhuar në Kinë, C919, bëri të premten fluturimin e vet të parë.

Aeroplani me dy motorë u nis nga Airporti "Pudong" i Shangait rreth orës 14:00.

Ai fluturoi për rreth 80 minuta para se të kthehej në aeroport.

C919 arriti deri në një lartësi afro 3 mijë metra, me shpejtësi mesatare prej rreth 300 kilometrash në orë.

C919 do të vihet në shërbim komercial deri në vitin 2020.

Deri tani janë bërë afro 600 porosi për këtë aeroplan si nga kompani ajrore kineze, ashtu edhe të huaja.

Vlerësimet fillestare tregojnë se C919 do të kushtojë rreth 50 milionë dollarë amerikanë, më pak se gjysma e çmimit të aeroplanëve të ngjashëm të prodhuar nga "Boeing" dhe "Airbus".  (Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore