Britani, seminar mbi Rrugën Detare të Mëndafshit 

2017-05-05 15:01:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 研讨会 ---  [yántǎohuì] --- seminar

Më 4 dhe 5 maj, u zhvillua në Preston të Britanisë seminari ndërkombëtar me temë "Rruga Detare e Mëndafshit, sfida dhe shanse për Euro-Azinë". Ky seminar u organizua bashkërisht nga Universiteti i Lancashire Qendror dhe Instituti Studimor i Kinës mbi Detin e Kinës Jugore.

Ekspertët dhe studiuesit pjesëmarrës kanë bërë shkëmbime të thella mbi lidhjet detare, sigurinë e linjave dhe mbrojtjen e mjedisit detar.

Studiuesi portugez Vasco Becker-Weinberg prezantoi arritjet e tij studimore mbi Rrugën detare të Mëndafshit.

"Rruga detare e Mëndafshit e nisur nga Kina shërben për të nxitur shkëmbimet, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin shoqëror të rajoneve fqinje dhe të mbarë botës. Kjo është jo vetëm për Kinën dhe rajonet përreth, për mbarë globin. Kjo është arsyeja që shumë studiues europianë, duke më përfshirë dhe mua, kanë mjaft interes për studim në këtë drejtim."

Drejtori i Institutit Studimor mbi Detin e Kinës Jugore, Wu Shicun, u shpreh se sipas dokumentit të publikuar nga qeveria në vitin 2015 "Për nxitjen e ndërtimit të përbashkët të brezit ekonomik të rrugës së mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të XXI", kjo rrugë nis nga portet e Kinës, kalon oqeanin indian dhe shkon për në Europë; kalon Detin e Kinës Jugore për në Paqësorin Jugor.

Në krahasim me brezin ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, ndërtimi i Rrugës detare të Mëndafshit është pak e zhvilluar. Shkaku kryesor janë mosmarrëveshjet mbi sovranitetin e Detit të Kinës Jugore.

Wu shpreson që me këtë seminar ndërkombëtar, të shfrytëzohet roli i Britanisë, si një fuqi e madhe detare dhe ekonomike, për të nxitur ndërtimin e Rrugës Detare të Mëndafshit.

"Është shans për vendet europiane, por njëherësh duhet studiuar edhe sfidat e Kinës si nismëtare. Studimet duhet të thellohen dhe të nxitet ndërtimi i Rrugës Detare të Mëndafshit," thotë Wu Shicun.

Duke iu referuar sigurisë, Wu Shicun theksoi se ndërtimi i Rrugës Detare të Mëndafshit duhet të mposhtë disa sfida.

"Mallrat kineze duhet të kalojnë nëpër Oqeanin Indian dhe Detin Mesdhe për të arritur në Europë. Ose të kalojnë nëpër Oqeanin Indian, Kepin e Shpresës së Mirë dhe më pas të dalin në Oqanin Atlantik. Duhet të garantohet siguria e udhëtimit, siç është rasti i piratëve somalezë. Krahas kësaj, ka nevojë të eliminohen faktorët që ndikojnë në sigurinë e udhëtimit, çka është në të mirë të nxitjes së ndërtimit të Rrugës Detare të Mëndafshit," thotë Wu Shicun.

Në këtë seminar, studiuesit europianë nga Britania, Danimarka, Gjermania, Belgjika dhe Italia paraqitën arritjet e tyre mbi udhëtim dhe mbrojtjen e mjedisit detar. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore