Kinë, shpejtohet reformimi i ndërmarrjeve shtetërore

2017-05-04 15:13:49 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 企业---[qǐ yè]---ndërmarrje

Kina po shpejton procesin e reformës të ndërmarrjeve shtetërore. Analistët thonë se 2017-a është viti kyç për shpejtimin e reformës dhe krijimin e një sistemi të përzierë pronësie. Posaçërisht për ndërmarrjet qendrore shtetërore, Kina do të përpiqet të shënojnë përparime më të mëdha në sasi, nivel dhe thellësi.

Të dhënat tregojnë që në vitin 2016, vlera e përgjithshme e aseteve të ndërmarrjeve shtetërore i kaloi mbi 131 trilionë juanë. Ndërkohë, të ardhurat dhe fitimet e tyre kanë ruajtur rritje të qëndrueshme. Bën përjashtim sektori i prodhimit të çelikut dhe hekurit, ai kimik industrial dhe i metaleve me ngjyrë, që shënuan humbje.

Për të ruajtur e për të shtuar vlerën e aseteve shtetërore, reforma për krijimin e një sistemi të përzierë pronësie është bërë një pikë kyçe për thellimin e reformimit të ndërmarrjeve shtetërore.

Vitet e fundit, reformat në këtë drejtim ka vijuar e pandërprerë.

Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Yan Pengcheng:

"Që nga viti 2016 kemi bërë dy lloj provash. Tani po provojmë ndryshimet te kontingjenti i parë i nëntë ndërmarrjeve shtetërore. Është miratuar se cilat ndërmarrje dhe tani po nxisim zbatimin e planit. Krahas kësaj, është shqyrtuar lista e kontingjentit të dytë me 10 ndërmarrje për një reformë pilot dhe kemi nisur procesin e zgjedhjes së kontingjentit të tretë."

Zëdhënësi Yan Pengcheng bëri të ditur që në dy kontingjentet e parë me 19 ndërmarrje, janë përfshirë sektorë të tillë si prodhimi i energjisë elektrike, i prodhimit të pajisjeve elektrike, i pajisjeve hekurudhore, aviacionit, informacionit për aviacion civil, telekomunikacionit, industrisë ushtarake, lëndëve të para dhe financës. Midis tyre përfshihen shtatë ndërmarrje të industrisë ushtarake.

Ndërmarrjet shtetërore të përfshira në reformim janë të formave të ndryshme. Disa prej tyre kanë pronësi të përzierë shtetërore dhe private dhe disa të tjera edhe pronësi të huaj

Përveç ndërmarrjeve të që po reformohen të përfshira në projektin pilot, si China Unicom, Eastern Airlines dhe CSG, ka gjithashtu dhe ndërmarrje të industrisë ushtarake, si China South Industry, China North Industry, CSIC, CAST dhe CETC, që po nxisin aktivisht reformimin duke adoptuar një sistem të pronësisë së përzier.

Në aviacion civil, grupi South Airlines ka deklaruar në fillim të vitit që do të nxitë reformën e sistemit të pronësisë nëpërmjet platformës së internetit, ndarjes së aksioneve me kompani udhëheqëse globale ose formimin e një kompanie të përbashkët.

Krahas këtyre, edhe ndërmarrjet qendrore shtetërore, si Sinopec, China National Petroleum Corporation (CNPC), State Grid dhe China Railway, po nxisin reformat për sistemin e pronësisë së përzier.

Sipas analistëve, reforma për adoptimin e sistemit të pronësisë së përzier në energjetikë, në sektorin e naftës, të gazit natyror, hekurudhave, aviacionit civil, telekomunikacionit dhe industrisë ushtarake kanë rëndësi të posaçme, pasi tregojnë se reforma e ndërmarrjeve shtetërore po zgjerohet dhe thellohet. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore