Ndërmarrjet kineze ofrojnë shërbime të personalizuara për vendet e nismës "Një brez, një rrugë"

2017-05-02 14:54:06 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 服务---[fú wù]--- shërbim

Nisma "Një brez, një rrugë", e paraqitur nga presidenti kinez në vitin 2013, është futur në fazën e re të bashkëpunimit praktik. Ndërmarrjet kineze kanë krijuar një model krejtësisht ndryshe nga ndërmarrjet europiane dhe amerikane, duke ofruar produkte dhe shërbime të specializuara për zakonet dhe kulturën e konsumatorëve të tregjeve ku shkojnë.

Grupi kinez Inspur ka krijuar një departament të posaçëm për vendet e nismës "Një brez, një rrugë", i cili përgjigjet për specializimin për çdo vend dhe çdo klient. p.sh. për disa vende ku mungojnë talentet teknike, grupi Inspur dërgon inxhinierë për në fabrikat, për zgjidhjen e problemeve të përdoruesve.

Zv/presidenti i grupit për çështjet e jashtme, Wang Junqiang, u shpreh se informatizimi i sistemit tatimor të Zimbabwe është një projekt i tillë.

"Pagesa për inxhinierët amerikanë llogaritet me orë dhe llogaritja niset kur mbërrijnë inxhinierët. Pasi të zgjidhet problemi, inxhinierët nuk do të vijnë vetëm kur të ketë prapë problem. Ndërsa kemi dërguar inxhinierët tanë këtu. Ky projekt në Zimbabwe ka filluar që prej 4 vjetësh dhe inxhinierët tanë po punojnë ende këtu," thotë Wang Junqiang.

Me shërbimet e kujdesshme të inxhinierëve kinezë, sistemi i ri i menaxhimit tatimor ka zgjidhur problemet e mëparshme, siç ishte dhe evazioni. Me këtë model, grupi Inspur ka fituar më shumë klientë.

I ngjashëm me strategjinë e personalizimit të grupit Inspur, grupi i pajisjeve elektrike shtëpiake Haier ka bërë inovacion të vazhdueshëm, duke prodhuar produkte të reja që përshtaten me kërkesat e përdoruesve.

Duke konsideruar që përdoruesit lokalë në Rusi kanë nevojë për frigorifer me kapacitet të madh në kuzhina të vogla, grupi Haier ka dizejnuar një model të ri frigoriferi 2 metra të gjatë që kursen energjinë elektrike. Sipas të dhënave, me këtë produkt të ri, shitja e frigoriferëve në Rusi dhe në Azinë Qendrore është rritur me tre herë.

Për tregun e jashtëm, ndërmarrjet kineze përpiqen të zgjidhin problemet gjatë procesit të bashkëpunimit, me synim që të sjellin më shumë avantazhe për vendasit nëpërmjet lokalizimit të produktit.

Grupi i tekstileve Ruyi, pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", ka ndërtuar aktivisht parqe industriale jashtë vendit, duke realizuar prodhim dhe shitje në tregun lokal. Në Pakistan, për të zgjidhur vështirësinë e furnizimit me energji elektrike, grupi Ruyi ka ndërtuar një termocentral në Shahiwal. Qysh nga viti 2015, kur filloi ndërtimi, ky projekt ka aktivizuar biznesin e lëndëve të ndërtimit dhe çimentos, duke punësuar shumë punëtorë dhe duke krijuar vende të shumta pune. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore