BE-ja miraton kursin e bisedimeve për Brexit

2017-05-01 11:39:51 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 英国 [yīng guó] Britani


Samiti i posaçëm i udhëheqësve të BE-së i zhvilluar të shtunën në Bruksel, miratoi njëzëri kursin drejtues të bisedimeve të BE-së për shkëputjen e Britanisë nga blloku. Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk, ritheksoi pas samitit se vetëm pas arritjes së përparimeve të mjaftueshme midis BE-së dhe Britanisë në të drejtat e shtetasve, financat dhe në problemin kufitar, të dyja palët do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe në të ardhmen.

Sipas kursit drejtues për Brexit të publikuar zyrtarisht nga BE-ja, bisedimet do të ndahen në dy faza. Faza e para synon shkëputjen e Britanisë nga BE-ja. Gjatë kësaj faze do të anulohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Britanisë si vend anëtar i BE-së, duke siguruar brenda mundësive transparencë dhe qëndrueshmëri ligjore për shtetasit, ndërmarrjet, palët me interes dhe partnerët ndërkombëtarë. Detyra e fazës së dytë është përcaktimi i gjithanshëm i marrëdhënieve të ardhshme BE-Britani.

Në konferencën e shtypit pas takimit, Tusk-u tha se udhëheqësit vendeve anëtare të BE-së e pranojnë këtë program bisedimesh dhe thekoi se të 27 vendet e BE-së do të paraqiten të bashkuar në bisedimet me Britaninë.

Tusk-u ritheksoi gjithashtu se BE-ja do të vërë në plan të parë mbrojtjen e të drejtave të shtetasve. Ai tha se gjatë procesit të arritjes së marrëveshje mbi të drejtat e njeriut, do t'i kushtohet rëndësi jo vetëm shpejtësisë, por edhe cilësisë, sepse kjo ka të bëjë me jetën e 4.5 milionë njerëzve, duke përfshirë europianët që jetojnë në Britani dhe gjithashtu britanikët në pjesën tjetër të Europës. Zyrtari theksoi se gjatë javëve të shkuara, Britania ka shprehur më se njëherë se do të arrijë sa më shpejt një marrëveshje në këtë drejtim, por BE-ja duhet të marrë zotimin e palës britanike për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve.

"Dua të shpreh qartë se kemi nevojë të marrim garantimin e vërtetë, që shtetasit europianë do të mund të jetojnë, punojnë dhe mësojnë në Britani, ashtu si edhe britanikët në Europë. Komisioni Europian hartoi një listë e plotë për të drejtat dhe interesat e njerëzve, që kanë mundësi të ndikohen nga Brexit. Për përparimin normal të procesit, kemi nevojë për një përgjigje serioze nga pala britanike."

Tusk-u bëri në ditur se në këtë samit të posaçëm, liderët e 27 vendeve miratuan kursin drejtues për bisedimet për Brexit vetëm brenda 4 minutave, gjë që tregon solidaritetin e BE-së. Por njëkohësisht, kryetari i Komitetit Europian Jean-Claude Juncker tha në konferencë shtypi se bisedimet për Brexit nuk do të përfundojnë shumë shpejt dhe duhet të tregohet mjaft durim.

"Për herë të parë, një vendim u mor brenda 4 minutave, por kjo është edhe hera e fundit. Mos shpresoni se një shpejtësi e tillë do të përsëritet në të ardhmen. Ashtu siç më tha kryeministrja britanike Theresa May, kur i paraqita çdo pyetje, ajo më kërkoi të bëj durim. Kjo është gjithashtu fjalia që duam t'i themi Britanisë. Ndonjëherë mendoj se miqtë britanikë i nënvlerësojnë vështirësitë teknike përpara." (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore