Aeroplanmbajtësja "Carl Vinson" nis manovrën e përbashkët me forcat detare jugkoreane

2017-04-30 10:07:09 CRI Komenti juaj Printoni
Aeroplanmbajtësja amerikane "Carl Vinson" dhe forcat detare jugkoreane nisën të shtunën një manovër të përbashkët në zonën detare në lindje të Gadishullit Korean. Manovra ka për qëllim forcimin e gatishmërisë luftarake të aleancës Kore e Jugut-ShBA.

Sipas njoftimeve të medias, manovra do të zgjatë deri javën tjetër. Përmbajtja kryesore e manovrës lidhet me raketat, duke përfshirë zbulimin, gjurmimin e goditjen e tyre.

Pak ditë më parë, aeroplanmbajtësja "Carl Vinson" zhvilloi një manovër të përbashkët me Forcat Detare të Vetëmbrojtjes të Japonisë në Paqësorin Perëndimor. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore