Veprimtaria prodhuese e Kinës, zgjerim për të nëntin muaj

2017-04-30 09:59:52 CRI Komenti juaj Printoni
Statistikat e reja të publikuara të dielën tregojnë se sektori i prodhimit në Kinë në prill ka pasur zgjerim për të nëntin muaj me radhë.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, Treguesi e Menaxherëve të Blerjes i këtij sektori arriti në 51.2, nga 51.8 në mars.

Shifrat e Zyrës Kombëtare të Statistikave tregojnë se edhe Treguesi e Menaxherëve të Blerjes për sektorin joprodhues ka një rënie të lehtë, duke arritur në 54 në prill, nga 55.1 që ka qenë në mars.

Shifrat mbi 50 tregojnë zgjerim, ndërsa nën 50 tkurrje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore