Turqia bllokon qasjen në "Wikipedia" për përmbajtje "cenuese"

2017-04-30 09:56:45 CRI Komenti juaj Printoni
Qeveria turke ka bllokuar qasjen në "Wikipedia".

Autoritetet turke thonë se një veprim i tillë është bërë për shkak të zbulimit në këtë uebsajt të përmbajtjeve se qeveria e Turqisë po bashkëpunon me grupet terroriste.

Sipas njoftimeve, enciklopedia në internet nuk ka pranuar ta heqë këtë përmbajtje.

Zyrtarët turq vënë në dukje se "Wikipedia" do të zhbllokohet sapo të respektojë kërkesat e qeverisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore