Seuli u përgjigjet pretendimeve të Trumpit për sistemin THAAD

2017-04-29 10:20:33 xinhua Komenti juaj Printoni

Në më pak se dy javë nga zgjedhjet e parakohshme presidenciale të Koresë së Jugut, vendi mund të ndodhet në një borxh prej 1 miliard dollarësh.

Presidenti amerikan tha se qeveria jugkoreane duhet të paguajë për instalimin e sistemit kundër raketave THAAD, që aktualisht ka filluar.

Në të njëjtën kohë, Trump tha gjithashtu se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis ShBA dhe Koresë së Jugut mund të rinegociohet.

Ushtria e ShBA-së filloi këtë javë instalimin e sistemit në një fushë golfi në pjesën jugperëndimore të Koresë së Jugut, pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme të qeverisë kineze.

Autoritetet kineze thanë se dislokimi i sistemit, jo vetëm që shkel interesat strategjike të Kinës nëpërmjet sistemit të radarëve, por gjithashtu rrit tensionet në gadishullin Korean. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore