Kina: KS të fokusohet te zbutja e tensionit në Gadishullin Korean

2017-04-28 20:51:16 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të marrë pjesë në mbledhjen e hapur ministrore të Këshillit të Sigurimit mbi problemin bërthamor të Koresë së Veriut që do të zhvillohet në Nju-Jork. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang u shpreh të premten në një konferencë shtypi në Pekin se kjo mbledhje duhet të fokusohet te zbutja e tensionit të tanishëm në Gadishullin Korean.

Në prag të zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, mediat parashikojnë që disa vende do ta shfrytëzojnë atë për ta nxitur Këshillin e Sigurimit të ndërmarrë masa të reja sanksionesh ndaj Koresë së Veriut. Lidhur me këtë, Geng Shuang tha:

"Tani gjendja e Gadishullit Korean është sensitive dhe shumë e tensionuar. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit duhet të diskutohet kryesisht për zbutja e tensioneve, ruajtjes e paqes dhe stabilitetit, procesin e denuklearizimit dhe zgjidhjen rrënjësore të problemit bërthamor korean. Nëse në këtë mbledhje do të jetë fokusi vetëm te shtimi i sanksioneve dhe i presionit, do të humbasim një mundësi të rrallë dhe mund të përkeqësojmë konfrontimin mes palëve, çka do të shkatërrojë përpjekjet për bisedimet paqësore. Kina është e gatshme të marrë pjesë aktivisht në këtë mbledhje dhe të shkëmbejë thellësisht mendime me palët e ndryshme, për të kërkuar së bashku një zgjidhje të përshtatshme. Shpresojmë se kjo mbledhje në rang ministrash mund të japë një sinjal pozitiv dhe të balancuar për zgjidhjen e problemit bërthamor korean."

Analistët mendojnë gjithashtu që disa vende ndoshta do të theksojnë rolin kyç të Kinës mbi këtë problem dhe do t'i kërkojnë Kinës të shtojë më tej trysninë ndaj Koresë së Veriut. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh se zgjidhja e problemit bërthamor korean kërkon mençuri dhe përpjekje të përbashkëta.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore