Greqia, e gatshme të ndihmojë në çtensionimin e gjendjes në Maqedoni

2017-04-28 19:52:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Greqisë shprehu të premten gatishmërinë e Athinës për të ndihmuar, nëse i kërkohet, në uljen e tensioneve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).

Sulmet e dhunshme ndaj disa ligjvënësve nga demonstruesit që sulmuan ndërtesën e parlamentit në Shkup të enjten, për në protestuar kundër zgjedhjes së kryetarit të ri të parlamentit, do të jenë një nga temat e diskutimeve gjatë takimit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Maltë të premten, bëri të ditur kjo ministri.

"Shohim me trishtim dhe shqetësim rikthimin e FYROM-it në një krizë të thellë politike. Një krizë që - nëse duhet të trajtohet - kërkon që palët e përfshira të tregojnë respekt për parimet e demokracisë, ligjshmërisë dhe sundimit të ligjit," vëren një deklaratë për shtyp e Ministrisë së Jashtme greke.

"Greqia, e cila për një kohë të gjatë ka mbështetur parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve fqinje, është e gatshme, sa herë që kërkohet ta bëjë këtë, për të kontribuar në zgjidhjen e krizës bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të FYROM-it," thekson deklarata.

Mrekulli
Lajmet Kryesore