May vlerëson punën e policisë dhe të shërbimeve britanike të zbulimit

2017-04-28 19:19:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanik Theresa May tha se trajtimi i një incidenti pranë rezidencës së saj në Londër të enjten tregon se policia dhe shërbimet e zbulimit janë gjithmonë në gatishmëri.

"Mendoj se kjo tregon se policia jonë dhe shërbimet tona të zbulimit dhe sigurisë janë si gjithmonë në gatishmëri, duke u përpjekur që të na mbajnë të sigurt. Dhe do të thosha se u kemi një borxh të madh mirënjohjeje këtyre njerëzve, shumë prej të cilëve janë të padukshëm, të heshtur, por puna që bëjnë ditë për ditë për të na mbajtur të sigurt, është me të vërtetë e rëndësishme dhe ne duhet t'i falënderojmë për këtë," u shpreh May.

Një 27-vjeçar që mbante me vete një thikë u ndalua nga forcat e antiterrorit në Rrugën e Parlamentit, gjatë një kontrolli rutinë si pjesë e një operacioni që po vazhdon.

Nuk ka pasur të lënduar gjatë incidentit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore