MJK: Kina do të nxitë bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e të korruptuarve

2017-04-28 17:35:54 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang u shpreh të premten në Pekin se kjo ministri dhe ambasadat kineze në vendet e ndryshme të botës do të vazhdojnë të nxitin bashkëpunimin ndërkombëtar, për të formuar një rrjet të fortë për kapjen e të korruptuarve dhe rikthimin e pasurive përkatëse.

Zyra për riatdhesimin e të arratisurve dhe rikthimin e pasurive e Grupit Qendror Koordinues të Antikorrupsionit të Kinës publikoi dje informacionet lidhur me një pjesë të të dyshuarve për korrupsion të arratisur jashtë vendit. Duke u folur për këtë, Geng Shuang tha:

"Korrupsioni është një tumor që dëmton zhvillimin shoqëror dhe publiku e urren shumë këtë dukuri. Kapja e të korruptuarve të arratisur dhe rikthimi i pasurive të tyre është një pjesë e rëndësishme në luftën antikorrupsion dhe një detyrë e rëndësishme e diplomacisë kineze. Qeveria kineze nuk do ta ndryshojë vullnetin e saj të vendosur kundër korrupsionit dhe synimin për pengimin e prirjes së zgjerimit të tij. Ministria e Jashtme dhe ambasadat në vende të ndryshme do të vazhdojnë të nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar kundër korrupsionit, do të formojnë një rrjet të fortë në këtë drejtim dhe do të japin kontributin e duhur në luftën kundër korrupsionit dhe për ruajtjen e drejtësisë dhe barazisë në vend."

Deri tani, ndër 100 të dyshuar për korrupsion të arrastisur jashtë vendit, që ndodhen në "listën e kuqe", 40 janë riatdhesuar. Kina ka nënshkruar marrëveshje të ndihmës ligjore me 59 vende e marrëveshje ekstradimi me 48 vende. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore