Kina kalon provën e furnizimit me karburant në hapësirë kozmike

2017-04-28 15:11:57 CRI Komenti juaj Printoni
Të enjten në mbrëmje, anija kozmike e mallrave "Tianzhou Nr.1" dhe laboratori hapësinor "Tiangong Nr.2" mbaruan me sukses provën e furnizimit në orbitë me lëndë shtytëse duke shpallur suksesin e plotë të fluturimit të anijes kozmike "Tianzhou Nr.1". Prova e suksesshme që shënon përfundimin e etapës së dytë të projektit kinez të fluturimit kozmik me kozmonautë, ka rëndësi shumë të madhe për ndërtimin në vazhdim të stacionit hapësinor të Kinës duke shpallur kështu dhe hyrjen e fluturimit kozmik të Kinës në kohën e stacionit hapësinor.

Furnizimi me karburant në orbitë është një nga teknikat kyçe për ndërtimin e s

tacionit hapësinor. Zotërimi i kësaj teknike është një kapërcim i rëndësishëm për fluturimet kozmike të Kinës duke hequr pengesat për furnizimin me energji gjatë ndërtimit dhe funksionimit të stacionit hapësinor të Kinës.

Projektuesi i përgjithshëm i anijes kozmike të mallrave "Tianzhou Nr.1" Bai Mingsheng tregon për rëndësinë e kësaj prove:

"Kjo teknikë është njësoj si furnizimi me karburant në ajër. Aeroplani luftarak ka nevojë të furnizohet me karburant në ajër për të fluturuar më larg, edhe stacioni hapësinor ka nevojë për këtë teknikë. Stacioni hapësinor fluturon për një kohë të gjatë në orbitë duke harxhuar shumë lëndë djegëse. Për të plotësuar harxhimet, anija kozmike e mallrave duhet të kryejë edhe detyrën e furnizimit në orbitë me lëndë shtytëse për të siguruar fluturimin afatgjatë të stacionit hapësinor."

Deri tani, vetëm pak vende e zotërojnë teknikën e furnizimit me lëndë shtytëse në orbitë si Rusia e SHBA-ja, ndër të cilat vetëm Rusia e ka përdorur në të vërtetë këtë teknikë.

"Tianzhou Nr.1" është anija e parë kozmike e mallrave e Kinës. Anija u lëshua më 20 prill dhe më 22 prill u bashkua me laboratorin hapësinor "Tiangong Nr.2". Sipas planit, në qershor, "Tianzhou Nr.1" do të zhvillojë provën e dytë të furnizimit me lëndë shtytëse në orbitë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore