Merkel: Britania të mos ketë iluzione për privilegje nga BE-ja

2017-04-28 10:32:49 CRI Komenti juaj Printoni
Britani nuk duhet të ketë iluzione për lëshime nga ana BE-së tha kancelarja gjermane Angela Merkel në prag të takimit të Këshillit Europian mbi Brexit, që do të mbahet më 29 prill.

Kryetarja e ekzekutivit gjerman e paralajmëroi Britaninë që të mos ketë iluzione e të mos presë marrëveshje privilegjuese. Ajo tha se një vend jo anëtar nuk mund të shijojë të njëjtat avantazhe, ose të pozicionohet më mirë se një vend anëtar i BE-së. Britanikët, shtoi ajo, nuk duhet të humbin kohën kot me këto iluzione.

Ajo nënvizoi gjithashtu se për daljen e Britanisë nga blloku, interesat e qytetarëve të BE-së janë prioriteti kryesor. Qeveria gjermane do të konsiderojë seriozisht interesat konkrete të afro 100 mijë gjermanëve si dhe të ofrojë plan dhe qartësi për zgjidhjen e problemeve.

Merkel u shpreh se qeveria gjermane dhe BE-ja janë të gatshme të angazhohen në negociata konstruktive për Brexit dhe pret që Londra të bëjë të njëjtën gjë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore