Koreja e Jugut e kushtëzon dialogun me Veriun me çarmatimin bërthamor

2017-04-28 10:29:39 CRI Komenti juaj Printoni
Koreja e Jugut dëshiron t'i ofrojë mundësinë e dialogut Koresë së Veriut, por me kusht që ajo të tregojë sinqeritet për çarmatimin bërthamor dhe veprimet që lidhen me të.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, Cho June-Hyuck, deklaroi të enjten se nëse Koreja e Veriut është e sinqertë dhe ndërmerr veprime praktike për çarmatimin bërthamor, mundësia për dialog është e hapur. Ai shtoi se Koreja e Veriut duhet të kuptojë se çarmatimi bërthamor është "zgjedhja e vetme".

Ndërkohë në një deklaratë të përbashkët të sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, sekretarit të Mbrojtjes James Mattis dhe drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Zbulimit Dan Coats, theksohet se Uashingtoni dhe bashkësia ndërkombëtare do të punojnë së bashku për t'i bërë presion Penianit të zbutë tensionin dhe t'u kthehet bisedimeve. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore