Një flotë detare e Kinës kryen manovra në Paqësorin Perëndimor

2017-04-28 10:28:54 CRI Komenti juaj Printoni
Një flotë detare e Kinës lundroi përmes ngushticës Miyako dhe zhvilloi të enjten një manovër në ujërat e Paqësorit Perëndimor.

Stërvitja përfshinte ushtrime në komunikim, ndryshime në formimin e flotës, operacione të përbashkëta kërkimi dhe shpëtimi dhe bashkëpunimin kundër piraterisë.

Chen Dean, shefi i Shtabit të Flotës kineze, tha se stërvitjet kanë për qëllim rinovimin e metodave të trajnimit të situatave në det të largët dhe përmirësimin e aftësive të reagimit emergjent.

Komandanti i flotës, Shen Hao, thotë se flota kineze do të përdorë çdo mundësi për të shkëmbyer përvojë me forcat detare të vendeve të tjera. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore