Komisioni Europian, plan të ri veprimi për mbrojtjen e biodiversitetit

2017-04-28 10:23:51 CRI Komenti juaj Printoni
 

Komisioni Europian miratoi një plan të ri veprimi për të përmirësuar mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Bashkimin Europian.

Plani përmban 15 veprime që duhet të zbatohen deri në 2019-n, duke u fokusuar në fushat të tilla prioritare ndërtimi i pronësisë politike, forcimi i pajtueshmërisë dhe përmirësimi i përdorimit të financimit të BE-së dhe i komunikimit.

Qëllimi është të përmirësohet zbatimi i direktivave të natyrës, të cilat janë gurthemeli i politikës së BE-së për biodiversitetin.

Programi i BE-së "Natura 2000" është rrjet i zonave detare dhe tokësore me rëndësi ndërkombëtare, i projektuar për të mbrojtur habitatet natyrore dhe llojet e ndryshme bimore dhe shtazore, që janë të rrezikuara, e të cilat janë të mbrojtura me ligjet e Bashkimit Europian. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore