Kina: Akuzat e SHBA-së mbi subvencionin për eksportet e kompesatës të "pajustifikuara"

2017-04-28 10:21:31 CRI Komenti juaj Printoni
Ministria e Tregtisë deklaroi se akuzat e SHBA-së se Kina ka subvencionuar eksportet e kompesatës janë një abuzim i politikës.

Komentet erdhën pas një vendimi paraprak nga Departamenti amerikan i Tregtisë më 18 prill për të hetuar importet e kompesatës kineze, me normën paraprake të subvencioneve llogaritur nga afro 9.9 për qind në mbi 111 për qind.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Sun Jiwen tha se Departamenti amerikan i Tregtisë ka gabuar në llogaritjet e normave dhe ka aplikuar "Fakte të Kundërta në Dispozicion", pa u ofruar firmave kineze hapësirë të mjaftueshme për përgjigje.

Ai i bëri thirrje qeverisë amerikane të zbatojë rreptësisht rregullat e OBT-së dhe procedurat e hetimit dhe të zbatojë me kujdes masat rregulluese.

Qeveria amerikane njoftoi forcimin e masave anti-subvencion më herët gjatë vitit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore