Francë, Këshilli Kushtetues publikon rezultatin zyrtar të raundit të parë

2017-04-27 10:28:06 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli Kushtetues i Francës konfirmoi të mërkurën rezultatin zyrtar të raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Këshillit Kushtetues, kandidati i qendrës Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen në raundin e parë të votimeve siguruan përkatësisht 24.01 për qind dhe 21.30 për qind të votave.

Kryetari i Këshillit Kushtetues deklaroi në faqen e internetit se Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh më 7 maj, sipas kushtetutës franceze.

Raundi i parë i votimit u zhvillua më 23 prill.

Mrekulli
Lajmet Kryesore